Kjo është supa ideale për rigjallërimin e organizmit dhe forcimin e imunitetit në vjeshtë
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 21 November 2019
Supat janë ndër ushqimet që rekomandohen më shumë në këtë stinë kur temperaturat janë ulur dhe virozat qarkullojnë kudo. Qoftë me perime, apo me mish pule, supat janë padyshim jo vetëm të shijshme por edhe shumë të shëndetshme. Ato ofrojnë shumë vlera të rëndësishme për të gjithë organizmin duke plotësuar shumë nevoja për ushqyes.
Supa që rekomandon AgroWeb.org në këtë artikull është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë. Ajo mund të shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme siç janë: sallata jeshile, buka e thekur, byrek, perime të pjekura, djathra dhe turshi shtëpie. Më poshtë ju sjellim më hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për përgatitjen e kësaj supe dimërore në shtëpi, një mënyrë e shkëlqyer për të rigjallëruar o rganizmin dhe kënaqur oreksin gjithashtu.
Receta e Supës së Ylbertë të Dimrit
Përbërësit:
2-3 karrota të pastruara dhe të copëtuara
3 patate mesatare
3 presh të larë e të prerë në copa
Një lugë gjalpë të freskët (sipas dëshirës)
Një lugë gjelle vaj ulliri
Koncentrat pule
1 lugë gjelle oriz ose një grusht me makarona të vogla
8 filxhanë ujë
Kripë, piper dhe limon
Përgatitja:
Qërojini perimet dhe prijini në copa të vogla. Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni gjalpin. Kur ai të jetë nxehur hidhini të gjitha perimet dhe kavërdisini lehtë për 2 minuta. Më pas shtoni ujin dhe koncentratin e mishit të pulës. Sasia e ujit është e tëra në varësi të preferencës. Nëse dëshironi që supa të jetë e trashë shtoni më pak ujë. Përziejini të gjithë përbërësit me lugë druri dhe lërini të ziejnë.
Uleni temperaturën dhe sigurohuni që perimet të ziejnë ngadalë për 35 minuta. 10 minuta përpara zierjes përfundimtare shtoni orizin ose makaronat dhe mbylleni kapakun. Kontrollojeni supën për kripë. Shtoni sipas dëshirës dhe plotësojeni supën me piper e erëza të tjera sipas dëshirës suaj. Kur ta servirni, shtoni pak lëng limoni.
Të tjera
-
Dhuna ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...