Sport

Kjo është skuadra të cilës Messi nuk i ka shënuar ende gol

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 01 March 2018

Las Palmas në stadiumin ‘Estadio de Gran Canaria’ do të mirëpresë Barcelonën dhe Lionel Messin sonte në mbrëmje, shkruan infokusi.

Ylli i Barcelonës, i cili po tregon formë fantastike do të kërkojë që edhe kundër kësaj skuadre të vazhdojë me formën momentale.

Argjentinasi ka vizituar dy herë këtë stadium dhe në të dyja herët e ka ndihmuar Barcelonën të shënoj fitore 2-1 në vitin 2015 / 16 dhe 4-1 në sezonin e kaluar, por ai kurr nuk ka arritur të shënoj kundër kësaj skuadre.

-Advertisement-

Las Palmas është një nga skuadrat e pakta që Lionel Messi nuk ka arritur t’i shënoj gol, por se a do ta bëjë këtë mbetët të shihet sonte në përballjen e cila fillon nga ora 21:00.  /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera