Sport

Kjo është skuadra që shënoj më së shumti gola para se koronavirusi ta pezullonte Superligën

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 04 April 2020

Superliga e Kosovës në futboll është pezulluar që nga 13 marsi me vendim të Qeverisë, shkruan Gazeta inFokus.

Pezullimi i elitës së futbollit kosovar, por edhe i të gjitha aktiviteteve sportive erdhi pasi në Kosovë u konfirmuan rastet e para me koronavirus.

Pandemia që ka prekur të gjithë botën ka shkaktuar edhe krisë financiare gjithandej.

-Advertisement-

Askush nuk do ta paramendonte se stadiumet do të mbesin thatë, por tashmë gjithçka ka marrë kaheje tjetër.

Për para pezullimit të kampionatit Ballkani nga Suhareka ishte lider i Superligës me 44 pikë, por skuadra që ka shënuar më së shumti gola në 22 paraqitje është ajo e Gjilanit që pozicionohet i treti me 41 pikë.

Gjilanasit kanë realizuar plotë 38 gola në 22 takime, pas Gjilanit vjen Drita që ka shënuar një gol me pak, pra 37 dhe renditet e dyta me 43 pikë.

Ballkani që kryeson ka shënuar 35 gola, ndërsa Prishtina që renditet e katërta ka realizuar 32 sosh.

Akoma nuk dihet se a do të anulohet apo të vazhdoj kampionati.

Krejt kjo do të varët nga cornavirusi, i cili dita ditës vetëm po përhapet më shumë.

UEFA është e interesuar që të gjitha kampionatet të mbyllën në fushën e lojë edhe nëse shtyhet deri në gusht zhvillimi i kampionateve.

Ajo çka është e sigurt deri me tani është se në muajin prill dhe maj nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje në Evropë.

Qershori është muaji në të cilin pritet që të rikthehet futbolli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera