Sport

Kjo është skuadra me mesataren më të lartë të tifozëve në stadium në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 07 November 2017

Xhiroja e 11-të e La Ligës solli 338.206 spektatorë në stadiumet e Premera Division.

Ndërkohë, skuadra me mesataren më të lartë në 11 ndeshjet e kaluara është Real Madridi, shkruan Marca, përcjell Express.

Ndërsa numri më i lartë i spektatorëve në stadiume u arrit në xhiron e tretë, me 347.817 në total.

-Advertisement-

Nga gjashtë ndeshjet e luajtura në “Santiago Beranabeu”, Real ka regjistruar mesatarisht 66.065 spektatorë për ndeshje, 1.619 më shumë se rivali Barcelona.

Duke mos llogaritur ndeshjen kundër Las Palmas, e cila u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, Barça regjistron mesatarisht 64.446 spektatorë për ndeshje.

Atletico Madrid ndodhet në vendin e tretë me 62.385 spektatorë për ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera