Sport

Kjo është skuadra me sulmin më efikas në Superligën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 22 November 2021

Skuadra e Llapit është duke kaluar në formë jashtëzakonisht të mirë në shtatë xhirot e fundit në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët kanë arritur t’i realizojnë 6 fitore në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat.

Me 18 pikët e arkëtuara në këto takime ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina nga vendi i fundit në tabelë është ngritur në pozitën e katërt me 21 pikë.

-Advertisement-

Krahas fitoreve skuadra nga Podujeva ka realizuar edhe shumë gola.

Kësisoj Llapi është ekipi me sulmin më efikas në Superligë, pasi nga 14-të xhiro të zhvilluara kanë realizuar plotë 20 gola.

Llapi përfundon në Komisionin Disciplinor

Pas Llapit skuadra që ka shënuar më së shumti gola është Gjilani dhe Ballkani që kanë realizuar nga 18 gola.

Ekipi me sulmin e katërt më të mirë në elitën e futbollit kosovar është Drenica që ka shënuar 17 gola.

Më poshtë keni renditjen e plotë me golat e realizuar nga secila skuadër./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera