Sport

Kjo është skuadra e vetme që e ka mposhtur Prishtinën në stinorin vjeshtor

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 10 December 2018

Stinori vjeshtor i Superligës së Kosovës është mbyllur pas 17 xhirove të zhvilluara, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina është shpallur kampione vjeshtore më 40 pikë, e ndjekur nga Feronikeli më 39 dhe Llapi 35.

Bardhekalterit në 17 takime të luajtura kanë shënuar 12 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje.

-Advertisement-

Skuadra e vetme që e ka mposhtur Prishtinën në stinorin vjeshtor është Drita e cila vitin e kaluar ishte kampione e Superligës.

Në javën e 6 në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Drita e kishte mposhtur Prishtinën më rezultat minimal 1-0, ndërsa në xhiron e 17, Prishtina e ka mposhtur Dritën më rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera