Sport

Kjo është skuadra e fundit që e mposhti Liverpoolin në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 21 October 2019

Skuadra e Liverpoolit në me krye, Jurgen Klopp tashmë e ka kthyer lavdinë e dikurshme, shkruan Gazeta inFokus.

Gjiganti anglez këtë vit u shpallë kampion i Evropës pasi në finale të Champios League mposhti Tottenhamin me rezultat 2-0.

“The Reds” nuk u ndalen me kaq dhe arritën që ta fitonin edhe Superkupën e Evropës ndaj Chelseas, skuadër të cilën e mposhtën pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja ishte mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.

-Advertisement-

Ekipi fantastik që ka krijuar trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka pasur një start fantastik në Premierligë këtë sezon, ku pas 9 xhirove ka arritë të shënoj 8 fitore dhe 1 barazim atë ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.

Liverpooli nuk dinë për humbje në kampionatin anglez që 26 ndeshje reshtë.

Skuadra e fundit që triumfoj ndaj skuadrës nga Anfieldi është Manchester City, të cilët në muajin janar e kanë mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-1.

Kujtojmë se “The Reds” këtë sezon janë favorit për ta fituar Premierligën pas gati 30 viteve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera