Lajme

Kjo është shuma që shteti i Ukrainës ka ndarë për familjet e ushtarëve të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 28 February 2022

Ministria e Mbrojtës e Ukrainës ka bërë të ditur se ka vendosur që t’i ndihmojë financiarisht familjet e ushtarëve që u vranë në këto ditë të luftimeve me forcat ruse, shkruan Gazeta inFokus.

Shteti ukrainas familjeve të të rënëve do t’u paguaj ndihma financiare një herë në shumën prej 15 milionë UAH (444 mijë e 808 euro), e cila do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha familjet.

Po ashtu Ministria ukrainase e Mbrojtës ua ka rritur pagat ushtarëve, të cilët kanë hyrë në ditën e pestë të luftimeve kundër agresionit rus.

-Advertisement-

Nga kjo ministri është bërë e ditur se një ushtar ukrainas tani do t’i marrë 100 mijë hryvnias në muaj apo 2,966 euro.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Mbrojtës së Ukrainës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera