Lajme

Kjo është shuma që Albin Kurti dhe kabineti i tij kanë shpenzuar në udhëtime zyrtare

Autori: H. Smajli 16:29 | 31 January 2022

Për shkak të pandemisë Coivd-19, udhëtimet e takimet e krerëve të shtetit jo rrallë herë u kryen edhe online.

Mirëpo nuk munguan edhe ato raste kur të parët e shtetit, udhëtuan jashtë vendit në udhëtime zyrtare duke marrë me vete edhe pjesëtarë të kabinetit të tyre.

Në bazë të të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga zyra për komunikim e kryeministrit, po del që, Albin Kurti në udhëtime zyrtare me gjithë kabinetin e tij, ka shpenzuar plot 20 mijë e 101 euro, në mëditje, akomodime dhe bileta.

-Advertisement-

Nga kjo shumë më së shumti është shpenzuar në bileta të aeroplanit, apo 8 mijë e 43 euro. Derisa më së paku është shpenzuar në mëditje apo, 5 mijë e 223 euro.

Ndërsa në akomodim, Kurti së bashku me kabinetin e tij prej nëntë zyrtarësh, kanë shpenzuar në total 6 mijë e 835 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë se Kurti jo rrallë herë ka kritikuar qeverisjet e kaluara për shpenzimet e tyre në udhëtime zyrtare në dreka e darka, madje pikërisht me premtime për zvogëlim e këtyre shpenzimeve, ai erdhi në pushtet duke marrë mbi 50% të votave nga qytetarët./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera