Sport

Kjo është shuma financiare të cilën MKRS e ka ndarë për FFK-në

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 08 April 2020

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit e Kosovës me 4 prill 2020 kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta brenda Ministrisë dhe Federatës ka mësuar se MRKS për vitin 2020 i ka ndarë FFK-së plotë 269,552,00 euro.

-Advertisement-

Pagesa e vlerës financiare prej 269,552,00 do të bëhet në katër pjesë, nga 67,388.00 për një këst.

Pagesa e secilit këst do të bëhet sipas alokimeve buxhetore për çdo periudhë tre mujore deri në përfundimin e vitit fiskal 2020 (TM-1, TM-2, TM-3 dhe TM-4).

Kjo shumë e ndarë nga MKRS është mbështetje financiare për projektet e FFK-së për vitin 2020 dhe nuk ka të bëjë me fondin 5 milionësh që pritet të ndahet nga Qeveria për krizën financiare të krijuar së fundmi nga kornaovirusi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera