Lajme

Kjo është shtëpia ku Sokol Halili vrau veten (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 02 December 2022

Sokol Halili, që vrau shtatzënën 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së, ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron në vendin e ngjarjes, prej ku ka dërguar fotografi të shtëpisë, brenda së cilës Halili dyshohet se vrau veten.

Pas 44 orësh në arrati, Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e QKUK’së, Hamide Magashit. Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten, në shtëpinë e tij në Shtime.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se kjo ka ndodhur përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla.

Ai bëri me dije edhe se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së Halilit.

PAMJE/ Trupi i pajetë i Sokol Halilit arrin në Emergjencë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera