Kulturë

Kjo është shifra e trofeut të Eurovisionit që fituesit e shitën për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 31 May 2022

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovizionin e këtij viti, ka shitur trofeun e tyre për 900 mijë dollarë, për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Trofeu u hodh në ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës.

Duke folur gjatë një koncerti,anëtari i grupit Oleh Psiuk bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së.

-Advertisement-

Lufta ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, me qytete të kthyera në rrënoja.

Ndryshe grupi Kalush Orchestra e fitoi vendin e parë në Eurovision Song Contest 2022 me këngën “Stefania”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera