Lajme

Kjo është sasia e mbeturinave që krijojnë kosovarët

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 19 November 2021

Sasia e mbeturinave të krijuara nga kosovarët mbetet tejet e lartë.

Të dhënat e AMK për vitin 2020, tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomikë privatë, të cilët merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2020, ka qenë 456 mijë ton.

Të dhënat e vitit 2020 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale, të grumbulluara në Kosovë, ka qenë 253 kilogram për banorë në vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banorë në ditë ka qenë 0.69 kilogram.

-Advertisement-

“Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ka qenë 0.78 kg/banor/ditë. Ndësa në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për ditë, për banor, ka qenë 0.66 kg.

Nga të dhënat e mbeturinave komunale, të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2020, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në rajonin e Prishtinës, 142 mijë ton në vit, ose 285 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në rajonin e Gjakovës me 38 mijë ton në vit, ose 190 kg për banor në vit”, njofton ASK.

Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ka qenë për 1% më e lartë.

Gjithsej, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2020 në Prishtinë dhe rajonin e saj ka qenë 2.2% më e lartë, krahasuar me vitin 2019.

Ndërsa, gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2020 në rajonet e tjera ka qenë 0.5 % më e lartë, krahasuar me vitin 2019. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera