Sport

Kjo është renditja tabelare në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 05 December 2020

Tashmë janë mbyllur edhe dy takimet e sotme që u zhvilluan në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit vendor, shkruan Gazeta inFokus.

Arbëria mposhti Drenicën krejt në fund të takimit me rezultat 1-0.

Golin për të drejtuarit e Arbnor Morinës e shënoj Hysen Bytyqi në minutën e 88-të.

-Advertisement-

Kurse në Mitrovicë, Trepça ’89 triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat të thellë, 3-0.

Arbnor Muja, Sie Bissmark dhe Rilind Nimani ishin heronjtë e ditës së sotme në ‘Riza Lushta’.

Pas kësaj fitore Arbëria me 20 pikë zë vendin e gjashtë në tabelë, kurse 89-shi i shtati po ashtu me 20 sosh.

Më poshtë gjeni renditjen aktuale të Superligës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera