Sport

Kjo është renditja në grup në Ligën C, ja sa pikë ka Kosova

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 19 November 2020

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti fitoren e parë pas një serie prej dhjetë ndeshjeve pa fitore, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ mposhtën Moldavinë me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 30-të. Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Pas këtij triumfi, ‘verdhë e kaltrit’ do të vazhdojnë garën në Ligën C, ndërsa humbja do t’i zbriste në Ligën D, sërish.

-Advertisement-

Kosova përfundoj në vendin e tretë me pesë pikë të grumbulluara, kurse Moldavia në vendin e fundit me vetëm një pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera