Lajme

Kjo është qendra më e madhe e votimit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 14 November 2021

Qendra e votimit me numër 1912e në Fakultetin e Edukimit, e cila është zhvendosur nga qendra 1 tetori, ka hapur dyert për votim. Një minutë pas hapjes ka votuar edhe qytetari i parë, ndërkohë që të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë 4 mijë e 293 qytetarë.

Menaxherja e qendrës, Vlora Ahmeti bëri të ditur se janë pajisur me të gjithë materialin e nevojshëm.

Ahmeti tha se në këtë qendër janë pesë vendvotime.

-Advertisement-

Të gjithë votuesit të cilët kanë votuar në sallën 1 Tetori, në këto zgjedhje do të votojnë në këtë qendër që ndodhet në Fakultetin e Edukimit, meqë 1 Tetori shfrytëzohet për vaksinim.

Të drejtë vote në gjithë Kosovën kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera