Lajme

Kjo është punëtorja e kompanisë ‘First Travel’ që u arrestua nën dyshimet për mashtrim me bileta avioni

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 09 September 2022

Pak më parë në media u raportua për një rast mashtrimi në Lipjan ku është përfshirë kompania turistike ‘First Travel’. Punonjësja e kësaj kompanie pas denoncimit nga qytetari ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për 29-vjeçaren, Fatmire Hajdari.

Hajdari është intervistuar në stacion nga hetuesit policorë dhe ndaj saj është iniciuar rasti për veprën ‘Mashtrim’.

-Advertisement-

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 29-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kujtojmë që rastin në Polici e ka denoncuar një 30-vjeçar, i cili a deklaruar se ka paguar 800 euro për një biletë kthyese Kosovë – Itali, mirëpo nuk ka arritur që ta realizojë udhëtimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera