Lajme

Kjo është pritja madhështore që po u bëhet në shkollat e Kosovës fëmijëve të prekur nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 04 December 2019

Si pasojë e tërmetit shkatërrues në Shqipëri një pjesë e madhe e të mbijetuarve u strehuan në Kosovë.

Ende nuk ka shifra të sakta sa është numri i tyre mirëpo tashmë ka filluar sistemimi i këtyre fëmijëve nëpër shkollat e Kosovës.

E madje ata priten me dhurata dhe me organizime të ndryshme nga nxënësit e tjerë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Asosacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional i Republikës së Kosovës ka publikuar disa fotografi të disa fëmijëve të cilët kanë filluar sot mësimin dhe kanë treguar për mënyrën se si janë pritur këta fëmijë.

“Sot së bashku me Drejtorinë Komunale të Arsimit të Komunës së Prishtinës dhe kolegët nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Kryetari, të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës, kemi bërë sistemimin në shkollë, fëmijet e familjes Kurti dhe Toska-Dollomaja, nga Shqipëria të prekur nga termeti në Durrës dhe tani të vendosur në Republikën e Kosovës. Nxënësit e klasave përkatëse ( Klasa 1, 6 dhe 8 ) kishin organizuar një mirëpritje me dhurata për nxënësit e rinij nga shqipëria”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se fëmijët po sistemohen menjëherë në shkolla në mënyrë që të mos humbin asnjë ditë më shumë .

“Nxënësit nga shqipëria tani do të arsimohen në shkollat tona në Kosovë duke mos humbur asnjë ditë të mësimit. Asociacioni në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit në tërë Kosovën, do të mundësojnë fëmijeve të prekur nga termeti në shqipëri,që të regjistrohen në shkollat tona kudo në Kosovë, mënjehër dhe pa asnjë procddurë byrokrati”, thuhet në vazhdim të njoftimit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera