Lajme

Kjo është pozita interesante e Sami Lushtakut në PDK

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 22 January 2020

Lufta e armatosur me Serbinë ka përfunduar qe 21 vite.

Por, pavarësisht se kanë kaluar që nga ajo kohë dy dekada të plota, PDK që ndryshe njihet edhe si parti e njerëzve që ishin pjesë e luftës, i ka edhe disa pozita interesante në parti, që lidhen me atë kohë, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka marrë një post goxha interesant.

-Advertisement-

Nga mbledhja e parë e kryesisë së re të PDK-së, u vendos që Lushtaku, të bëhet udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës, shkruan gazeta inFokus.

Por, pozitë jo më pak interesante se Lushtaku kanë edhe disa njerëz të rëndësishëm të kësaj partie.

Xhavit Haliti është zgjedhur udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit e Elmi Reçica është zgjedhur udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës, ndërsa Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera