Lajme

Kjo është përgjigja finale e LDK-së për Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 21 January 2020

Takimi i kryesisë së LDK-së nuk ka diskutuar në detaje asnjë opsion tjetër për të hyrë në koalicion me partinë e Albin Kurtit.

Gazeta inFokus nga burimet brenda takimit mëson se të gjithë unanimisht kanë shprehur një disponim të mirë për të arritur një marrëveshje të koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, këto burime thonë që të gjithë janë pajtuar që të mos lëvizin nga propozimi i tyre i fundit i dërguar nga kreu i partisë Isa Mustafa, për të arritur marrëveshjen finale për të qeverisur vendin.

-Advertisement-

Në bazë të kësaj marrëveshje të cilën e pati ofruar LDK, thuhet që kryeparlamentari t’u takoj atyre deri në zgjedhjen e Presidentit, i cili t’i takoj LDK-së e kryeparlamentari t’i kthehet prapë Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.

Nga kjo i bije që Glauk Konjufca do të duhet të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit për t’u arritur marrëveshja./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera