Lajme

Kjo është pasuria që konfiskoi Policia në aksionin për fajde (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 20 December 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për fajde, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal.

Operacioni policor është zhvilluar në 11 lokacione të ndryshëm ku janë kontrolluar lokale e shtëpi të të dyshuarve, ku janë konfiskuar 16 mijë euro, 5 vetura, llaptop, kallashnikov, revole dhe mjete të tjera me të cilat dyshohet se janë kryer veprat.

“Janë sekuestruar edhe dokumente të tjera. Të dyshuarit janë në mbajtje sipas procedurave të rregullta. Policia e Kosovës po vazhdon me hetime”, ka deklaruar nënkolonel Rexhep Fetahu në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

-Advertisement-

Të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë, sipas procedurave të rregullta.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se hetimi është duke e zhvilluar për veprat penale “fajdeja”, “detyrimi” dhe “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

“Po ashtu, pasi ta kemi raportin informues me këtë urdhër kontrolle, do të veprohet me procedura tjera sipas KPP-së”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera