Lajme

Kjo është pasuria e “spiunit” të BIA-s serbe që është deputet i Kosovës

Autori: Halil Berisha 16:17 | 10 August 2020

Për një kohë serbi Branislav Nikoliq ishte këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Por më pas, pas disa kronikave televizive, të cilat i kishte përgatitur televizioni 7, ku pasyrohej se si Nikoliq, në cilësinë e spiunit të agjencisë sekrete të Serbisë i njohur si BIA, paguante kosovarët për të dëshmuar rrejshëm, ai u shkarkua nga kjo pozitë, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, si pjesë e Listës Serbe, Nikoliq është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Kësisoj, sikur të tjerët ai ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit.

Nikoliq ka deklaruar një shtëpi prej 320 metrash katror me vlerë 100 mijë euro.

Ndërsa ka deklaruar edhe një tokë prej 25.53 ari me vlerë prej 158 mijë e 500 eurosh, shkruan gazeta Infokus.

Nikoliq nuk ka deklaruar asnjë veturë të tij.

Ndërsa ka deklaruar që në NLB i ka të ruajtura 77 mijë e 825 euro e 19 cent.

“Spiuni” i serbisë e deputet i Kosovës, Nikoliq ka deklaruar se ka edhe dy kredi, një 25 mijë e një 10 mijë euro.

E të ardhurat vjetore, Nikoliq ka deklaruar 10 mijë e 867 euro e 82 cent nga Zyra e Presidentit dhe 6 mijë e 478 euro e 87 cent nga komuna e Shtërrpces./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera