Kjo është pasuria e personave që fshehën qindra mijëra euro në tualet
Autori: Leoreta Abazi
13:50 | 25 February 2021
Gjatë aksionit të djeshëm ku u arrestuan 12 persona prej tyre 10 zyrtar është edhe Drejtori i Drejtorisë për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Luan Statovci.
Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se gjatë kontrollimit të shtëpisë, në Batllavë, gruaja e Statovcit paratë kishte tentuar ti fshihte në dhoma e në tualet, shkruan Gazeta inFokus.
Në pjesën e deklarimeve pasurore të paluajtshme, Statovci ka deklaruar të vetën vetëm një shtëpi të trashëguar, në vlerë 200,000 euro.
Kurse tokën në vlerë 25,000 euro dhe një shtëpi tjetër, në vlerë 100,000 euro përpos të trashëguara, Statvoci e ka edhe të përbashkët.
Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Statovci ka 3,276 euro e 54 cent.
Ndërsa bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët në bank posedojnë 9,787 euro e 86 cent.
Gjithashtu në deklarimin e pasurisë figuron edhe një kredi e marrë nga bashkëshortja e Luan Statovcit, kjo kredi është marrë për veturë në vlerë 14,000 euro.
Paga totale e Luan Statovcit kap vlerën 7,133 euro e 40 cent. Por për dallim nga Luani, bashkëshortja e tij ka 3 paga mujore.
E paga totale më e madhe që merr ajo është 35,352, e dyta është 25,620 euro dhe e treta është vetëm 3,000 euro.
Vetëm tri pagat e bashkëshortes së tij, në total kapin shumën hiq më pak se 63,972 euro.
Po ashtu kjo është hera e dytë që Statovci përfundon nën pranga të policisë, pasi ishte arrestuar edhe më 2017 dhe akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...
-
Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin
Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur s...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje
Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur me...
-
Arben Vitia kërkon ndihmë nga Bekim Haxhiu i PDK-së për sigurimin e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim...
-
Edi Rama nga aeroporti i qon të fala Thaçit, e quan vëlla e shqiptar të madh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëlla që po i mungon, ish p...
-
Masat e reja anti-COVID, Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë për më pak se tre orë do të propozojë masat tjera që...
-
Gjykata vendos për “Ciprrën”
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda njofton se i...
-
Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Peran të...
-
Kështu po përgatitet për rihapje Italia
Nga skenaristët tek kamarierët, qindra punonjës të industrisë së argëtimit dh...
-
Ulet avioni i parë me pasagjerë në aeroportin e Kukësit
Aeroplani i parë i Kompanisë “Air Albania”, ka bërë uljen e parë në Aeroporti...
-
Bie vlera e Bitcoinit
Kriptovaluta më e madhe Bitcoin ka pësuar një rënie të dielën prej 11.1 për q...