Lajme

Kjo është pasuria e Ministrit Zemaj

Autori: H. Smajli 16:16 | 06 August 2020

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar Deklarimin e Pasurisë për zyrtarët e Lartë Shtetërorë, shkruan gazeta inFokus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pasuri të paluajtshme ka deklaruar 200 mijë euro shtëpi e përbashkët e trashëguar, një banesë e blerë në vlerë prej 70 mijë euro dhe tokë punë po ashtu trashëgimi në vlerë prej 150 mijë euro.

Zemaj pasuri të paluajtshme po ashtu ka deklaruar një veturë AUDI në vlerë prej 13 mijë e 500 euro dhe para të gatshme në bankë 6 mijë euro.

-Advertisement-

Të hyrat vjetore të Ministrit të Shëndetësisë janë më shumë se 25 mijë euro ndërsa të bashkëshortes së tij më shumë se 5 mijë euro./Gazeta inFokus/ 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera