Lajme

Kjo është pasuria e Bajram Rexhes, drejtorit të ri të Doganave

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 16 October 2020

Bajram Rexha është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave pas shkarkimit të Ibrahim Xhakës nga kjo pozitë.

Bazuar në deklarimin e pasurisë që ka deklaruar Rexha në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka pasuri në vlerë të mbi 300 mijë eurove.

Tek pasuritë e paluajtshme, Rexha ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë 50 mijë euro, një banesë në vlerë të 125.000 mijë eurove, një garazhë 8 mijë euro, një lokal afarist 50 mijë euro, toka në vlerë 50 mijë euro dhe një mal që kap vlerën e 25 mijë eurove.

Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë në vlerë të 27 mijë eurove, shkruan Front Online.

-Advertisement-

Ai posedon edhe një kompani që kapital prej 40 mijë eurove. Si para të gatshme në bankë Rexha veç vetë ka deklaruar 46 mijë euro. E së bashku me paratë e bashkëshortes dhe fëmijëve, si familje, kanë gjithsej 61 mijë euro para të gatshme kesh.

Të hyrat vjetore të Rexhes sillen rreth 16 mijë e 428 euro, meqë rroga e tij mujore në ATK është 1369 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera