Ekonomi

Kjo është paga mesatare në Kosovë në ”punë të shtetit”

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 29 July 2017

Ndonëse Kosova ‘’vlon’’ nga papunësia, synimi kryesor i  punëkërkuesve të rinj del të jetë  akomodimi me një vend pune në institucionet publike. Tërë kjo përshkak të nivelit të pagës me të cilën karakterizohet ‘’puna e shtetit’’.

Kjo po dëshmohet edhe nga matjet e bëra nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në vjetarin e publikimeve, në rangun e  pagës mesatare neto bëhen të ditura këto të dhëna.

Në shërbimet e përgjithshme paga neto mesatare e paguar në baza vjetore në administratën e shtetit del të jetë 517 euro. Pagë më e lartë del të jetë në institucionet e rendit, plot 526 euro.

-Advertisement-

Ndryshe në arsim kjo pagë shënon 432 euro, shëndetësi 495 euro,  ekonomi 428, 381 rekreacion dhe kulturë , e në ambient 426.

Në total në bazë të matjeve paga mesatare e paguar në baza vjetore në administratën shtetërore  del të jetë 453 euro. Në vitin 2015 kjo pagë ishte 458 euro. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera