Lifestyle

Kjo është ora e përshtatshme për të postuar foto në “Instagram”

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 17 July 2017
Kanë ikur kohët kur bënim fotografi thjesht për t’i pasur kujtim.

Tani gjëja e parë që na shkon ndërmend është që të dalim sa më bukur sepse sigurisht ajo do të postohet në rrjetet tona sociale.

Përveç se na duhet shumë kohë për të bërë shkrepjen e duhur, kohë na kushton për të gjetur filtrat që përshtaten më tepër me foton e që e bënë atë më të bukur.

Por pavarësisht kësaj, shpesh nuk marrim pëlqime dhe komente aq sa presim. Lind pyetje pse?

-Advertisement-

Sipas një studimi të sitit HASH HOOPER, duhet të zgjedhësh orën e duhur për të bërë një postim në Instagram.

Sipas tyre, orari më i mirë për të publikuar foto gjatë javës është 6.00-7.30 pasdite, kurse në fundjavë ora 11.00 nënkupton kulmin e pëlqimeve dhe komenteve.

Prandaj nëse keni një foto të bukur, atëherë postojeni në këtë orar, në mënyrë që fotoja juaj të mos kalojë pa u vënë re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera