Lajme

Kjo është oferta e LDK-së për VV-në, ja si të ndahen pozitat

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 05 December 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri këtë të enjte në Debat Plus është shprehur se nëse Vetëvendosje nuk pranon të heqë dorë nga pozita e presidentit, atëherë duhet të heqë dorë nga pozita e shefit të qeverisë.

Madje sipas tij LDK është e gatshme t’ia japë VV-së presidentin e kryeparlamentarin, dhe ta marrë kryeministrin për vete, shkruan gazeta inFokus.

“Nëse mendon VV që ne jemi keq në këtë raport, kemi thënë që mundet edhe me u ndërru. Kryeministri dhe kryetari i Parlamentit me president. Cdo zotimi që kemi me marrë, ne kemi me iu përmbajt. Negociatat me VV-në janë pa kushte”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera