Lajme

Kjo është oferta e Anton Qunit për Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 25 March 2020

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i cili vjen nga LDK, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti për t’i shqyrtojë kërkesat e Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në mënyrë që kjo parti ta tërheqë mocionin e mosbesimit të thirrur ndaj Qeverisë.

Quni ka lutur Kurtit që gjatë një ore pauzë të seancës të merret me këtë çështje, duke shtuar se personalisht do të flasë në këtë kohë me të gjithë deputetët e LDK-së dhe Mustafën që të tërhiqet mocioni, njofton Klan Kosova.

“Jemi në situatë kur edhe ne që ishim shuuumë përkrahës të ndërtimit të koalicionit na keni prangos, na i keni lidhur duart. Nuk di çfarë kërkoj nga deputetët, të votojnë apo të mos e votojnë mocionin. Kam një shpresë. Ju e kishit një mundësi nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë. Ai iu kërkoi që ta rishikoni vendimin – ta riktheni Veliun në detyrë, ta tërhiqni taksën dhe t’i kërkoni falje LDK-së”.

-Advertisement-

“Është ofertë që duhesh të kesh në konsideratë, është mundësi shumë e mirë. Do ta bëjë ta pamundurën nëse i rishikoni këto vendime, pasi të merret pauza prej një ore, me urgjencë do ta takojë Mustafën dhe do të bisedoj më të gjithë deputetët që ta tërheqim mocionin nëse e riktheni Veliun në detyrën e tij dhe nëse reflektoni në lidhje me taksën që është kusht nga tërë komuniteti ndërkombëtarë”, ka thënë Quni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera