Lifestyle

Kjo është mosha kur femrat i kënaq seksi

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 13 September 2017

Shumica nga ne mendojmë se aq më shumë që plakemi, aq më shumë zhduket seksi nga jeta jonë. Ky është keqkuptim mjaft i zakonshëm që ka lënë shumë njerëz të moshave mesatare të fillojnë të brengosen për plakjen e tyre.

Sidoqoftë, një hulumtim i ri i prezantuar së fundmi, ka zbuluar se pavarësisht se gratë dhe partnerët e tyre kanë raportuar për nivele më të vogla të libidosë me moshën, ato kanë qenë duke përjetuar seksin më të mirë të jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

Mosha sjell ndryshime fizike te gratë dhe kjo shpeshherë ndikon në aftësinë e të bërit seks. P.sh., shumica e grave mund të vërejnë ndryshime në vagjinë;  mund të shkurtohet apo ngushtohet; muret vagjinale bëhen më të holla etj.

-Advertisement-

Gjithashtu, shumica e femrave do të kenë lubrifikim më të vogël vagjinal, apo thatësi vagjinale.

Sidoqoftë, seksi në çfarëdo moshe është fitimprurës. Përderisa plakja i sjell të mirat dhe të këqijat e veta në dhomë, çiftet anë e kënd botës kanë filluar të bëhen më aktivë dhe më kreativë sa i përket pozicioneve dhe aktiviteteve të reja. Këtë vit, një anketim ka zbuluar se njerëzit mbi 40 vjet janë ende duke bërë seks, përderisa të njëjtit kanë raportuar se janë shumë më aventurist në shtrat dhe gjysma e tyre kanë raportuar se janë më të interesuar për të provuar gjëra të reja sesa që ishin para një dekade.

Pra, mund të thuhet se seksin më të mirë mund ta përjetoni pas moshës 40 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera