Lajme

Kjo është mosha e tri viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 27 September 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste të vdekjes dhe 23 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të Ministrisë, dy viktima i takojnë moshës mbi 80 vjeç nga Podujeva ndërsa një i vdekur i takojnë moshës mbi 70 vjeç nga Prishtina.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve e fundit prej 1 442 testimeve, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, si dhe janë shënuar 3 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3 605./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera