Lajme

Kjo është mosha e të vdekurve nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 27 February 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 426 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka bërë të ditur moshën e këtyre personave, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).”, thuhet në njoftim. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera