Lajme

Kjo është mosha e të vdekurve nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 10 April 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 571 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka bërë të ditur moshën e këtyre personave, shkruan Gazeta inFokus.

Raporti i fundit i IKSHPK-së, numër i lartë i rasteve pozitive me Covid-19

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftim. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera