Lajme

Kjo është mosha e personave që kanë humbur jetën nga COVID19, në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 19 November 2020

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 14 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 807 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka bërë të ditur moshën e këtyre personave, shkruan Gazeta inFokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (87, 78, 56 vjeç), Fushë-Kosovë 2 raste (69, 51 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (87 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Podujevë 1 rast (85 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç)”,thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera