Lajme

Kjo është mosha e pacientëve që po trajtohen në Klinikën Infektive për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 03 April 2020

Karakterista rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë për Covid-19.

Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.

Raportohet se ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe.

-Advertisement-

Në raportin e Klinikës Infektive thuhet se deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç, ndërsa dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.

“Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera sëmundje të tjera”, thuhet në raportin e tyre.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 132 raste me koronavirus, një viktimë dhe 16 të shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera