Lajme

Kjo është mosha e dy viktimave të sotme nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 13 January 2022

Dy viktima nga COVID-19 janë regjistruar në këto 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Dy viktimat i takojnë gjinisë femërore të moshës mbi 80 vjeçare, njëra është nga Komuna e Prishtinës, ndërsa viktima e dytë është nga Komuna e Podujevës.

Kujtojmë që në këto 24 orë nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

-Advertisement-

Në total numri i rasteve aktive është 2.811./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera