Lajme

Kjo është mosha e 32 personave që humben jetën nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 02 September 2021

Edhe 32 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë.

Në mesin e tyre janë 16 gra dhe 16 burra, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Advertisement-

Një person ka humbur betejën me Covid i moshës nga 20 deri në 29 vjeç.

Dy viktima janë të moshës 30 deri në 39 vjeçare. Tre persona të tjerë janë nga mosha 50 deri në 59 vjeç.

Ndërsa 18 persona janë të moshës 60 deri në 79 vjeç dhe tetë të tjerët janë mbi 80 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 1 mijë e 612 raste të reja të infektuara me COVID-19 nga testimi i 13 mijë e 953 mostrave.

2 mijë 460 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera