Lajme

Kjo është mosha e 19 personave që humben jetën nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 17 September 2021

Edhe 19 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë. Në mesin e tyre janë 7 gra dhe 12 burra, shkruan Gazeta Infokus,

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një burrë ka humbur betejën me Covid e moshës nga 30 deri në 39 vjeç.

-Advertisement-

Katër gra dhe dy burrë janë të moshës 50 deri në 69 vjeçare. Ndërsa gjashtë burra dhe një grua janë të moshës 70 deri në 79 vjeç.

Po ashtu pesë persona të tjerë janë viktima të moshës mbi 80 vjeç.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 279 raste të reja të infektuara me COVID-19 nga testimi i 6.079 mostrave.

1 mijë 269 persona janë shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera