Rozë

Kjo është Miss Amerika 2017

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 15 May 2017

Kara McCullough është kurorëzuar dje “Miss Amerika 2017” në Las Vegas.

25-vjeçarja, një shkencëtare që punon për “Nuclear Regulatory Commission USA”, ka lindur në Napoli të Italisë dhe u rrit në Virginia.

Ajo është vajza e një oficieri të marinës amerikane tashmë në pension dhe do të përfaqësojë vendin në garën e ardhshme të Miss Universe.

Bukuroshja, e cila është shpallur edhe Miss District of Columbia,  ka thënë se dëshiron të frymëzojë fëmijët të ndjekin karrierën në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Etiketa:
Intervistë me Prof. Dr. Vasil Iliev – Prolapsi i organeve gjenitale tek gratë

Të tjera