Lajme

Kjo është Mimoza Shahini, gruaja e fuqishme e LDK-së

Autori: Egzon Morina 21:18 | 16 September 2019

Prof. Dr Mimoza Shahini është kandidate për deputete e nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shahini për Gazetën inFokus ka thënë se kontributi në punën si psikiatre dhe si profesoresh në universitet më ka shtyrë më së shumti që të hy në politikë dhe që ti ndihmoj vendit në politikat shëndetësore dhe arsimore.

“Puna ime si psikiatre për femijë duke qenë gjithmonë pranë njerëzve gjithmonë jam përballur me faktin se deri diku ndihma ime ka qenë e mundur dhe pastaj kalonte në aspektin politik, për arsye se shpeshherë shumë vendime duhet ti marrim ku punojmë në mjedisin shëndetësorë apo në universitet janë të lidhura ngushtë me politiken, dhe më është dukur se gjatë gjithë kohës un kam dhënë investim shumë të madhë deri te pragu i politikës dhe mu duk që isha bërë gati për të kapërcyer këtë prag për ti ndihmuar politikat shëndetësore dhe arsimore.

-Advertisement-

Shahini është kandidatja me numër 99 dhe ajo këtë numër e kujtonë me vitin më të rëndësishëm për Kosovën kur mori fundë lufta.

“Në momentin që kam marrur vesh që jam numri 99 gjëja e parë të cilën më ka ardhur në mendje ka qenë viti 99, një vitë shumë i rëndësishëm për Kosovën ishte koha kur mori fund lufta ishte koha kur unë kamë qenë shumë e angazhuar me të gjithë kosovarët që lëvizën në Shqipëri dhe u munduam në maksimum që të mbështesnim jo vetën luftëtarët dhe të plagosurit por edhe popullatën e cila u zhvendos aty. Ndërkoh është viti kur unë kam lëvizur në Kosovë dhe sigurisht 99 duhet të jetë një numër fati për mua”.

Po ashtu Shahini ka thënë se numrat nuk kanë vlerë dhe vlera qëndron te individi./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera