Lajme

Kjo është masa e paraburgimit ndaj personit që kërkohej nga Interpoli  Zviceran dhe u arrestua në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 29 April 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.R, shkruan Gazeta inFokus.

Personi në fjalë ishte arratisur nga shteti i Zvicrës për arsye se kishte kryer veprën penale Grabitje e armatosur të një banke.

Kundër të pandehur i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditëve.

-Advertisement-

“Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ngase në bazë të të gjitha rrethanave prezente ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe për ketë Shteti Zviceran përmes INTERPOLIT ka parashtruar Flet arrest ndërkombëtar për arrestimin e A.R., kështu që nëse i njëjti do të gjendet në liri do të arratiset dhe në këtë mënyrë do të pamundësonte procedurën e ekstradimin nga shteti kërkues”, thuhet në njoftim.

Ndërsa bëhet e ditur se kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera