Lajme

Kjo është lista e votave që kandidatët e koalicionit PAN morën në Suharekë (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 13 June 2017

“Gazeta Blic” ka arritur që ta sigurojë listën me 110 kandidatë të koalicionit PDK-AAK-NISMA në Komunën e Suharekës.

Bazuar në të dhënat e listës zyrtare të këtij koalicioni, kandidati për deputet nga AAK-ja, Bali Muharremaj ka arritur të mbledh vota më shumë se sa të gjithë kandidatët tjerë të koaliconit PAN në këtë komunë përfshirë edhe bartësin e listës zgjedhore, Kadri Veseli dhe të nominuarin për kryeministër nga ky koalicion Ramush Haradinajn, raporton GazetaBlic.com

Numri i votave që Muharremaj ka marrë në këtë komunë ende pa përfunduar numërimi edhe në 12 vendvotime tjera është 6 mijë e 28 vota, kështu duke u pasuar nga Haradinaj me 5 mijë e 708 vota, pastaj kandidatët për deputetë Blerim Kuçi me 4 mijë e 768 vota, Veseli me 2 mijë e 907 vota, Fatmir Limaj me 2 mijë e 107 vota.

-Advertisement-

“Gazeta Blic” më poshtë iu sjellë të plotë listën votave që kanë arritur t’i marrin kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga koalicionit PAN:

Ndryshe bazuar në të dhënat e KQZ-së, koalicioni PAN ka arritur t’i marrë në terësi 10 mijë e 473 vota apo thënë në për qindje 44.1% duke u pasuar nga koalicioni LAA-n me 8 mijë e 207 vota apo 34.5 dhe VV me 4 mijë e 503 vota apo 19.0%./Gazeta Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera