Kjo është letra që la Chester i Linkin Park, para vetëvrasjes

Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 22 July 2017
Chester Bennington, këngëtar dhe tekstshkrues, anëtar i grupit të famshëm Linkin Park, vdiq pasi kreu vetëvrasje duke varur veten në moshën 41 vjeçare.
Vdekja e këngëtarit tronditi komunitetin e muzikës, në të cilin ai ka qenë i njohur si një nga pionerët liderë të zhanrit “nu-metal”.
Bennington ia shkroi një letër emocionuese mikut të tij dhe këngëtarit Chris Cornell, i cili vdiq në maj të këtij viti.
Në letër, ai prekë pikëllimin e tij, se si e inspiroi ai dhe se si e ndjeu se Cornell po thoshte “lamtumirë në mënyrën e tij”, transmeton Gazeta Express.
Lexojeni letrën e plotë më poshtë:
“Ëndërrova për Beatles mbrëmë. U zgjova me Rocky Raccoon duke kënduar në kokën time dhe me një shikim të brengosur të fytyrës së gruas sime.
Ajo më tha se miku im kishte ndërruar jetë. Mendimet për ty përmbytën mendjen time dhe qava. Jam ende duke qarë, me pikëllim, si dhe me mirënjohje që ndava disa momente shumë të veçanta me ty dhe familjen tënde të bukur.
Më ke inspiruar në shumë mënyra që kurrë nuk e ke ditur. Talenti yt ishte i pastër dhe i pakrahasueshëm. Zëri yt ishte lumturi dhe dhimbje, zemërim dhe zemërbutësi, dashuria dhe dhimbja bëheshin një.
Supozoj se kështu jemi të gjithë. Më ndihmove ta kuptoj këtë. Sapo shikova një video tënden duke kënduar “A Day In The Life” nga Beatles dhe mendova rreth ëndrrës sime.
Do të doja të mendoj se po thoshe lamtumirë në mënyrën tënde. Nuk mund ta imagjinoj një botë pa ty në të. Lutem për ty që të gjesh paqe në jetën tjetër.
Faleminderit që më lejove të jem pjesë e jetës tënde. Me gjithë dashurinë time. Miku yt,

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...