Lajme

Kjo është letra që iu dërgua Vuçiqit e cila shkarkoi të vetmin shqiptar drejtor në Preshevë

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 16 April 2021

Ditë me parë, Driton Salihu është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

E Salihu gjatë ditës së premte ka publikuar edhe letrën e cila iu dërgua, Presidentit serb, Aleksander Vuçiqit.

Një muaj burg për gjilanasin i cili mbante armë dhe drogë në shtëpi

-Advertisement-

Në atë letër thuhet se Salihu ka fyer Vuçiqin si dhe ka nxitur urrejtjen racore, shkruan Gazeta Infokus.

“Konsideroj se duhet të jeni të njoftuar rreth sjelljeve të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë Driton Salihu, dhe me këtë rast unë po e bëj.Driton Salihu në faqen e tij në Facebook si dhe në instagram profilin “Stori” publikon fotografi të ndryshme ku fyen presidentin e Serbisë dhe nxit urrejtjen racore.Përveç që e uron Ushtrinë e Kosovës, ditën e flamurit – ai baltos udhheqësinë e Serbisë duke filluar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe i kritikon të gjithë që i përkrahin ata”, thuhet në letër.

Më poshtë gjeni letrën që një punonjës shëndetësor ia dërgoi Vuçiqt.

Kujtojmë që Salihu ka 18 vite që punon në shtëpinë e shëndetit në Preshevë si stomatolog./Gazeta Infokus/

Po ua prezantoj njërën nga letrat anonime të dërguara dhe përshtatur nga origjinali:

E dërguar në:
Shërbimi i ankesave…

Posted by Driton Salihu on Friday, April 16, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera