Sport

Kjo është kundërpërgjigja e Tahir Batatinës për Feim Statovcin

Autori: Erion Maliqaj 15:10 | 06 July 2020

Ish-portieri i njohur i Prishtinës dhe Vëllaznimit, Feim Statovci ka thënë se trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk ka lidhje me profesionalizëm, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë deklaratë Statovci e bëri, pasi Batatina e kritikoj paraqitjen e portierit të Llapit, Afrim Ademit në duelin ndaj Dritës.

-Advertisement-

Cdo njeri e cdo portier gabon.

Po e percjelli Futbollin e Kosoves e pom vjen kaniher me vjell kur po i nij do “trajnera“ tu fol per profesionalizem, në këtë radh osht fjala per trainerin e Llapit i cili e fajson portjerin publikisht edhe fol fjal që nuk kan t’bajn as 0,1% me profesionalizem.

Me gjith Respektin kjo intervist tregon bash 0.0 % profesionalizem.

Respekt per Afrim Ademi mos ta nin shoki jem se cdo njeri e cdo portier gabon, mos harro se qe një dekad je tu lujt në ket nivel.

E per trenerin Batatina kam respekt qe ka investu në Llap ama me profesionin e trenerit e me profesionalizem në futboll osht shum larg.

Shperndane nese jeni i të njejtit mendim, e nese i perkrahni lojtart”, ka shkruar Statovci.

E trajneri i Llapit i është kundërpërgjigjur ish-portierit të Prishtinës e Vëllaznimit, duke thënë se nuk merret me Statovcin, pasi është poshtë tij.

Nuk është i nivelit tim ai që të merrem me të. Nuk i diskutojë komentet e njerëzve që janë poshtë meje, nuk më bën përshtypje fare se çka komenton niveli i tij”, deklaroi Batatina për Gazetën inFokus.

Tahir Batatina reagon pas kritikave: Futbolli dhe ndërtimtaria ...

Ndeshja mes Llapit dhe Dritës e zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë u mbyll me rezultat 0-4 për gjilanasit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera