Sport

Kjo është kumtesa e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë për rastin e Arben Beqirit

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 12 January 2020

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë ka reaguar për rastin e fundit të portierit te Trepçës’ 89, Arben Beqirit, shkruan Gazeta inFokus.

Beqiri është diagnostikuar me sëmundjen e tumorit në lukth dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithë në çfarë do forme.

E për rastin e Beqirit, Shoqata e Futbollistëve të Kosovës kanë shkruar në një kumtesë së do ta shqyrtojë mundësin për ti ndalur në ndihmë gardianit të 89-shit.

-Advertisement-

Kumtesa e plotë e SHMDFK-së:

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e saj po shqyrton mundësitë për ta ndihmuar Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89.

Shoqata ka kontaktuar me Arbenin për ta harmoinzuar këtë iniciativë. Arbeni është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe ka nisur kimioterapinë.

Shoqata fton të gjithë komunitetin futbollistik që ta sensibilizojnë këtë çështje me qëllim që t’i dalim në ndihmë Arbenit dhe ta përkrahim përgjatë kësaj sfide.

Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë me informacione shtesë për veprimet që do të ndërmarrim.

Me nderime

Visar Zogiani, Kryetar i Shoqatës Për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera