Lajme

Kjo është kronologjia e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 16 July 2017

Solemnisht Xhamia e Madhe në Prishtinë, nisi të ndërtohej me 8 tetor 2012. Zyrtarisht ndërtimi i saj ende nuk ka nisur.

Ja një kronologji përmes datave:

23 shkurt 2012: Asambleja Komunale e Prishtinës miraton vendimin për dhënien e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së Re në Prishtinë.

-Advertisement-

8 tetor 2012: Bashkësia Islame e Kosovës vë gurëthemelin për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Komuna i kishte ndarë 81 ari tokë në lagjen “Ulpiana”, afër Postës së Madhe.

10 dhjetor 2013: Gati një vit pasi e vuri gurë-themelin, Bashkësia Islame e Kosovës hap konkursin ndërkombëtarë për projektin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

13 shkurt 2013: Mbyllet konkursi, aplikojnë 110 projekte por kriteret e BIK’ut i plotësojnë vetëm 81 projekte. Gjithashtu BIK’u detyrohet që të heq kriterin ku kishte kërkuar edhe disa objekte përcjellëse si lokale, garazhe dhe banesë prej 120 metrash katrorë për imamin.

25 mars 2013: BIK’u ekspozon të gjitha projekt-propozimet nga 81 zyra arkitektësh nga tridhjetë vende të botës. Ekspozita e hapur në Hotel Grand qëndroi e hapur deri më 31 mars, ndërkohë që krijoi edhe mundësinë që publiku të jepte votën e tij.

15 prill 2013: BIK’u publikon në faqen e vet zyrtare njoftimin e jurisë e cila nuk kishte arritur të zgjidhte vendin e parë. Në vend të kësaj juria kishte vlerësuar dy projekte për vendin e dytë dhe një për vendin e tretë.

Në njoftimin e Bashkësisë Islame ishte thënë se do të ftohen dy autorët e projekteve “21PR22” dhe “1025AC” të pranojnë sugjerimet e jurisë dhe ata do të luten nëse bien dakord që të përmirësojnë propozimet e projekteve të tyre brenda një  periudhe një mujore.

Më  15 maj parashihej të  shpallej fituesi. Kjo nuk u arrit./Insajderi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera