Lajme

Kjo është komuna e Kosovës e cila do t’i mbulojë shpenzimet për varrime

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 07 December 2021

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, është takuar me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, dhe me kryetarin e saj, Sead Paqarizin.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të angazhohet në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës.

“Me shumë kënaqësi prita sot në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë, të prirë nga kryetari, Sead Paqarizi, të cilëve u jemi mirënjohës, që në vazhdimësi kanë luajtur një rol të madh, duke qenë gjithnjë solidar karshi situatave nëpër të cilat kanë kaluar qytetarët tanë”.

-Advertisement-

“Si kryetar i Malishevës, pa humbur kohë do të angazhohem në funksion të vazhdimit të marrëveshjes për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të cilët varrosen në territorin e komunës së Malishevës, si dhe për çështje tjera me interes për qytetarët tanë dhe Malishevën në përgjithësi”, ka shkruar Kastrati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera