Lajme

Kjo është kërkesa e fundit e Zelenskyt për Biden

Autori: Ermirë Berisha 22:25 | 15 April 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  ka kërkuar nga homologu i tij amerikan, Joe Biden, që shtetin e Rusisë ta futë në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo kërkesë nga Zelensky ka ardhur gjatë një bisede telefonike të cilën e zhvilluan dy liderët.

Përgjigjja nga Biden ka qenë pozitive, duke thënë se do të shqyrtojë  të gjitha mundësitë për të rritur presionin ndaj Rusisë.

-Advertisement-

Ndryshe, vendosja në listën e zezë do të rezultonte në sanksione të tjera, përfshirë kundër atyre vendeve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera