Lajme

Kjo është kandidatja e parë për deputete në Britani që ka dalë hapur si transgjinore (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 08 June 2017

Kandidatja e parë që ka dalë haptas si transgjinore në Britani të Madhe është duke garuar sot në zgjedhjet e përgjithshme për Partinë Labursite, duke kërkuar që t’ia zërë ulësen ligjvënësit konservator i cili e ka mbajtur ulësen e bregdetit juglindor anglez të East Worthing and Shoreham për dy dekada.

Spohie Cook, 50-vjeçare, ka thënë se lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, është përkrahës i moçëm i lisbikeve, homoseksulëve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), transmeton Express.

“Të garosh si kandidat në këto zgjedhje duket sikur një përparim natyral në rrugëtimin tim përjetshëm për të drejtat e LGBT-së,” ka shkruar ajo në një artikull të publikuar në ueb-sajtin “inews”.

-Advertisement-

Kryeministrja konservatore Theresa May i thirri zgjedhjet e përgjithshme para disa javëve në përpjekje për ta forcuar rolin e saj në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Partia e saj pritet që ta rrisë shumicën e saj parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera